Policia e Kosovës ka arrestuar 5 persona në Prizren, pasi që të njëjtit kanë sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Gjatë ballafaqimit me të arrestuarit, policët kanë pësuar lëndime trupore.

Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës. Zyrtarët policor gjatë ballafaqimit me ta kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.