Prizren, një burrë gjendet pa shenja jete pas 3 ditësh

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren, ka raportuar Policia e Kosovës/.
Sipas njoftimit, banorët kishin njoftuar se fqinji i tyre jetonte i vetëm në banesë dhe nuk ishte parë për tre ditë, sipas tyre banesa e tij kundërmonte erë.
Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, me rekomandim të prokurorit është thyer dera e banesës, ku edhe është gjetur trupi i pajetë i viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button