Edhe 16 raste të reja me koronavirus në Prizren

Edhe 16 raste të reja me koronavirus në Prizren

Komuna e Prizrenit, pas konfirmimit të 16 raste të reja me COVID-19, me të cilin bilanci i përgjithshëm arrin në 21, është shpallur zonë në karantinë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, i cili tha se pas pranimit të raportit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, është dakorduar me ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia, që Prizreni të shpallet zonë në karantinë.

Ai ka thënë se të gjitha rastet e reja kanë rrjedhur nga kontaktet e rasteve të mëparshme në Prizren.

“Rrini në shtëpi. Kujdes për veten dhe familjen”, porosit Haskuka në një postim në Facebook.