Ponte Prizreni sot shënoi fitore ndaj Rahovecit me rezultat 88:82 (20:20, 25:19, 19:25, 24:18), në kuadër të javës së 11-të në Prince Caffe Superligë.

Ndeshje e baraspeshuar u zhvillua në çerekun e parë dhe këtë e dëshmoi edhe rezultati 20:20. Në periudhën e dytë vendasit ishin më të mirë 25:19, duke shkuar në pushim me rezultat 45:39.

E kundërta ndodhi në periudhën e tretë. Mysafirët fitojnë 19:25, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 64:64. 10 minutat e fundit ishin vendimtare në këtë përballje. Ponte fiton 24:18 dhe fiton derbin 88:82.

Xavier Cannefax ishte më i dalluari te Ponte Prizreni me 34, kurse te Rahoveci, Isaiah Traylor me 18 pikë e 11 asistime.

Tani të dy skuadrat kanë nga tetë fitore dhe tri humbje.