Komisioni parlamentar hetimor për hidrocentralet.-Kuçi e Janova arsyetojnë licencimin e hidrocentraleve për “Kelkos”

Komisioni parlamentar hetimor për hidrocentralet.-Kuçi e Janova arsyetojnë licencimin e hidrocentraleve për “Kelkos”

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe kryesuesi i Bordit të ZRRE, Arsim Janova kanë arsyetuar lëshimin e licencave të operimit afatgjatë për dy hidrocentralet e “Kelkos Energy”.  Deputetët e opozitës në Komisionin Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit,  kërkuan anulimin e vendimit, por dy zyrtarët institucional thanë se ky veprim  ka bazë ligjore dhe se nuk ka pasur ndërhyrje politike./21Media