Qepa e kuqe është shumë e pasur me sulfur, kalium, magnez, fluor, kalcium dhe fosfor .Është burim i shkëlqyer i vitaminave K dhe C, dhe burim shumë i mirë i vitaminës A. Enzimat aktive të qepës kanë veti diuretike, purifikuese dhe tonifikuese për aparatin tretës .

Normalizojnë florën intestinale dhe pengojnë rritjen e substancave toksike që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë (kanceri kolonorektal). Ndoshta disa nga ju e dinë se qepa është shumë e mirë për shëndetin, ja disa probleme shëndetësore që mund të trajtohen me qepë, sidomos me qepë të kuqe.

Qepa është shumë e dobishme kur vjen puna për djegiet. Prisni një qepë në dy pjesë dhe vendosni një prej gjysmave në vendin e djegur. Mbajeni për 5-10 minuta. Ajo do të minimizojë dhimbjen dhe do të zbusë djegien. Kjo metodë u zbulua gjatë Luftës së Parë Botërore nga trupat britanike.

Nëse keni temperaturë të lartë trupore prisni një qepë në copa të vogla dhe të vendoseni atë në çorape. Kjo është mënyra më e mirë natyrore për të ulur temperaturën. Kjo këshillë vlen edhe për fëmijët e vegjël.

Hani herë pas here një qepë të freskët para së të flini gjumë. Siç e dini gjatë natës organizmi filtron toksinat në mënyrë natyrale dhe qepa është njëstimulant shumë i mirë i këtij procesi.