Problemi që e zgjidhi Sheremeti në 22 minutat e parë pasi e mori detyrën

Aktori Kushtrim Sheremeti është zgjedhur drejtor të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ai të premtën zyrtarisht i mori përgjegjësitë e TKK-së. Në një intervistë për programine mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21 Sheremti tregoi se cili ishte problemi që u zgjidh pas 22 minutash pasi e mori detyrën në Teatër.
Ai tha se 22 minuta pasi e mori detyrën u zgjidh problemi i një projektori, i cili u kishte munguar.

Sheremeti tutje ka përmendur edhe projektet e tjera që e presin gjatë mandatit të tij./21Media

Back to top button