Përveç protestës së mbajtur në Tiranë, qytetarët u organizuan edhe në rrethe. Pas protestës, autoritetet proceduan penalisht pjesëmarrësit dhe shoqëruan disa në komisariat.

Në Bulqizë u proceduan shtatë qytetarë, të cilët sipas policisë, protestuan në mënyrë të paligjshme dhe nuk janë bindur urdhërave të punonjësve të policisë për tu shpërndarë.

Kurse në Korçë katër persona u gjobitën me nga pesë milionë lekë secili. Sipas policisë, ata janë organizatorë të protestës.

Procedime pati edhe në Lezhë, ku u proceduan 15 persona për dëmtim të pronës publike, grumbullime dhe tubime te paligjshme./vizionplus