Procedohet projektligji i kërkuar nga SBASHK-u, pritet anulimi i grevës
11 Prill 2018
Hamza kundër këtij projektligji
Hamza kundër këtij projektligji
Qeveria e Kosovës ka proceduar në Kuvend projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në Kosovë nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin 1998/99.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha se kostoja financiare është 6 milionë euro në vit.
Megjithatë kundër këtij projektligji u shpreh ministri i Financave Bedri Hamza i cili tha se nuk është menduar mirë dhe se duhet të saktësohet ky projektligj.
Hamza tha se në projektligj duhet të futet shuma e saktë e implikimeve buxhetore, pasi sipas tij nuk është e saktë se vetëm 6 milionë do të jenë në vit. Ndërsa projektligjin për kompleksin memorial në Prekaz u shty për javën e ardhshme.
Ndryshe, SBASHK ka kërcënuar me grevë nëse ky projektligj nuk dërgohet për miratim në Kuvend dhe tash pritet anulimi i kësaj greve të paralajmëruar për 13 prill.