Avokati i licensuar i Gjykatës Speciale, Taulant Hodaj ka treguar rreth procesit gjyqësor në Hagë ku po gjykohen ish drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai ka thënë se mesatarja e procesit gjyqësor ndaj tyre mund të marrë kohë deri në 10 vjet, ndërsa mesatarja e proceseve të këtij niveli është 5 vjet.

“Nëse marrim parasysh Tribunalet e kaluara, mesatarja e gjykimit do të jetë 5 vjet, derisa për ish-liderët e UÇK-së Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit gjykimi mund të zgjas deri në 10 vjet, pasi që është rast shumë i rëndë”, ka thënë Hodaj për televizionin publik

Ka rreth dy muaj që prej arrestimit të parë nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, e që ishte komandant “Cali” – Sali Mustafa.