Vitin e ardhëm në sistemin parauniversitar botime të reja shkollore

Vitin e ardhëm në sistemin parauniversitar botime të reja shkollore

Viti i ri shkollor nuk ka filluar në të gjitha shkollat, kjo për shkak se në disa objekte nuk kanë përfunduar renovimet.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i cili ka shtuar se janë bërë gjithë përgatitjet dhe se këtë vit nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën do t’i marrin librat falas.

“Në 15 komuna e kemi përfunduar shpërndarjen e librave kurse në tjerat do të shpërndahen deri më datën 6 shtator”, ka thënë ai.

Ndërkaq ai ka bërë të ditur se në vitin e ardhshëm nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të nisnin mësimin me botime të reja shkollore.

“ Nëse shkon gjithçka sipas planit dinamik që ne e kemi të përpiluar në vitin 2019-2020 do të jenë të gatshme që tekstet e reja të përdoren në të gjitha shkollat.”, ka deklaruar Bytyqi./21Media