Prodhuesi i iPhone-it ofron pagesë për gjetjen e punëtorëve të rinj

Foxconn, kompania që prodhon telefonat iPhone të kompanisë amerikane, Apple, është duke rritur përpjekjet për rekrutim të punëtorëve, pas trazirave në fabrikën më të madhe të saj që gjendet në Zhengzhou të Kinës.
Kjo vjen pasi pamjet e qarkulluara gjerësisht në internet javën e kaluar treguan pwr protesta në fabrikë, shkruan BBC.
Apple ka paralajmëruar se dërgesat e iPhone 14 të saj të ri do të vonohen për shkak të kufizimeve të COVID.
Punonjësit e Foxconn që referojnë një rekrut të ri do të paguhen 500 juanë nëse personi qëndron duke punuar për kompaninë për 15 ditë. Ata do të marrin 500 juanë të tjerë nëse i rekrutuari qëndron në këtë rol për një muaj, thuhet në një postim të parë nga BBC në aplikacionin popullor të mesazheve WeChat.
Muajin e kaluar, Foxconn kërkoi falje për një “gabim teknik” në sistemin e saj të pagesave pas protestave në fabrikën në qytetin e Zhengzhou mbi kufizimet COVID dhe pretendimet për pagesa të vonuara.
Njoftimi erdhi pasi videot e postuara në mediat sociale tregonin qindra punëtorë që përlesheshin me stafin e sigurisë.

Back to top button