Një prodhues vendor ka depërtuar në tregun aziatik

Në vitin 2013 kjo kompani fitoi çmimin si eksportuesi numër një në vend

Derisa prodhues të shumtë vendor patën shprehur pakënaqësinë e tyre pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, duke thënë se nuk janë të gatshëm të përballen me konkurrencën e tregut Evropian, një prodhues vendor i pijeve tashmë ka depërtuar edhe në kontinentin aziatik.

Bëhet fjalë për fabrikën e pijeve “Fluidi”, kjo kompani ka dërguar kontingjentin e parë të pijeve në Kazakistan, duke shënuar kështu fillimin e eksportit në këtë shtet.

Fillimi i eksportit në Kazakistan është suksesi i radhës i kompanisë e cila kohë më parë filloi eksportin në vendet  rajonit dhe disa nga shtetet më të mëdha të Bashkimit Evropian duke përfshirë Gjermaninë, Italinë, Suedinë, Holandën etj.

Në vitin 2013, kompania Fluidi fitoi çmimin si eksportuesi numër një në vend, duke e bërë atë kështu një faktor jashtëzakonisht të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik në vend./21Media  

Back to top button