Kaloni te përmbajtja kryesore

Prodhuesit derdhin qumështin në lumë në shenjë proteste për mbylljen e “Vitës”, AUV vonon rezultatet

“Pasha gjakun”, kështu nisi fermeri veteran i UÇK-së, Tafë Çeku, të derdh qumështin në lum teksa garantonte se qumështi “Vita” është 100 për qind i Kosovës.

Një fermer i qumështit në Deçan që bashkëpunon me qumështoren “Vita” në shenjë proteste ndaj mbylljes së kësaj qumështoreje, ka derdhur qumështin në lum.

Veterani i ushtrisë çlirimtare të Kosovës, ka thënë se po i duket sikur është ka e derdhë gjakun, ashtu si gjatë luftës, teksa hodhi qumështin në lumë.

“Jam i detyruar mi kalxo popullit tem se qumështi është vendor është 100 për qind i Kosovës, 100 për qind i pastër, opinioni që nuk e di çka është qumështi po thonë se është pluhun ose vaj palme, është 100 për qind i Kosovës”, ka thënë ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button