Prodhuesit e qumështit kërkojnë ndihmë urgjente nga Qeveria

Shoqata e prodhuesve të qumështit ka bërë të ditur se kërkojnë nga Qeveria që urgjentisht të aplikojë masa stimuluese shtesë dhe të bëjë pagesën e subvencioneve të mbetura, të papaguara (poashtu edhe granteve të mbetura për pagesë), të cilat, sipas tyre, edhe më tepër e kanë rënduar gjendjen e sterngarkuar të fermerëve.
Ata përmes një komunikate kanë bërë të ditur se gjendja është alarmante dhe si pasojë e rrethanave te krijuara kanë për çdo dite mbyllje të fermave dhe zvogëlim të fondit blegtoral, ndërsa në anën tjetër kanë rritje të kërkesës për qumësht cilësorë, por edhe produkte të tjera bujqësore elementare.
”Andaj, shpresojmë se duke pasur parasysh gjendjen e rënduar pagesat e lartëcekura të realizohen sa më shpejtë me çka sado pakë do të zbutej kjo gjendje e krijuar në sektorin e bujqesisë në përgjithsi, poashtu, ministria të rishqyrtoj dhe trajtojë me prioritet rrethanat mbi gjendjen e krijuar në sektorin e blegtorisë dhe të tjerë në Kosovë dhe më gjërë dhe të ndajë fonde dhe masa shtesë stimuluese pēr t’i mbijetuar situatës së krijuar dhe për të qenë konkurrent me regjionin të cilët janë duke aplikuar mbështetje shtesē nga qeveritë e tyre”, është bërë e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button