Producenti i mirënjohur shqiptar, Donat Prelvukaj, i njohur si Cricket dje u bë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Ilirida Gashi – Prelvukaj u bekuan me një vajzë dhe e pagëzuan me emrin Kanina.

“Mire se erdhe ne jete KANINA. Ti deshiroj te gjitha tmirat ne jete, qofsh e lumtur gjithmone!”, shkroi ai në një postim në Instagram.

Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2018./21Media