Produkte të kompanisë “Mars” tërhiqen nga tregu
Sot largohen nga tregu i Londrës dhe Irlandë shtatë produkte të çokollatës
Produkte me bazë çokollatën të markave “Galaxy” dhe “Maltesers Teasers” të hedhura në treg nga kompania ‘Mars’ në Britaninë e Madhe dhe në Irlandë u tërhoqën nga shitja sot për shkak të pranisë së mundshme të salmonelës, njoftoi “Mars” në një deklaratë.
Bëhet fjalë për shtatë produkte “Galaxy” apo “Maltesers Teasers” çokollata apo nënprodukte të saj, ku datat limit të konsumit skadonnin nga 6 deri në 13 maj 2018, saktësoi Mars, sipërmarrëse e markave të ndryshme.
“Gjatë testeve të kryera rutinë zbuluam praninë e salmonelës në përbërësit e përdorur në disa nga produktet tona “Galaxy” ku bëjnë pjesë çokollatat ‘’Smooth Milk Chocolate’’, ‘’Ministrels’’, ‘’Counters dhe Teasers”, tha grupi në një deklaratë të publikuar në web-in në internet, pa saktësuar sasinë e produkteve të sipërpërmendura.
“Një numër i vogël i këtyre produkteve janë shpërndarë por fatmirësisht nuk ka patur ankesa deri më tani, ne morën vendimin për tërheqjen nga tregu në formë parandalimi për të bërë publike produktet e infektuara dhe garantimin e sigurisë së konsumatorëve tanë dhe për të ruajtur besimin e tyre”, sipas së njëjtit burim.