Qumështi, aloe vera dhe kamomili, janë produktet që ju ndihmojnë të shëroni lëkurën e djegur në plazh.

Acidet laktike të qumështit hidratojnë lëkurën duke i dhënë ndjesi freksie lëkurës së skuqur. Në një tas shtoni një gotë qumësht të ftohtë dhe 2 filxhanë kafeje ujë. Merrni një top pambuku dhe lyeni zonat e irrituara disa herë në ditë.

Xheli i aloe versa është zgjidhja ideale në rast se e keni tepruar me qëndrimin në diell pasi përmban antioksidantë që luftojnë inflamacionin e lëkurës. Mund ta aplikoni driekt në lëkurë duke e masazhuar me lëvizje të lehta ose të formoni kubeta akulli me xhelin e aloe veras.

Ndërsa bima e kamomilit ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti anti-inflamatore dhe qetësuese, të cilat luftojnë infamacionin e lëkurës dhe trajtimet e tjera. Zieni çaj kamomili dhe lëreni të ftohet. Më pas lyeni trupin me të. Ju mund të përgatisni gjithashtu kubeta akulli me kamomili, të cilat do ju falin një ndjenjë të mrekullueshme freskie gjatë masazhimit.