Produktet “Wudy” rikthehen në treg

Produktet sallam i brendit ‘’Wudy’’ dhe (virshlle me datë skadence nga 30.10.2022 e tutje) rikthehen ne treg për konsum.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosur lejimin e rikthimit në treg për shitje dhe konsum të produktin ‘’Sallam Wudy’’ dhe po ashtu do ta lejoj rikthimin në treg produktin ‘’Virshlle Wudy’’ të cilat kanë datë skadence nga data 30.10.2022 dhe tutje.
“Duke u bazuar në njoftimin zyrtar të sistemit RASFF se produkti sallam i brendit “Wudy’’ dhe virshlle të lotëve qe kanë skadencë 30.10.2022 nuk janë të përfshira në incidentin e infektimit me bakterin ‘’listeria monocitogenes’’. Kjo bazuar edhe ne informatat e marra nga autoriteti i vendit të origjinës dhe vendimet e autoriteteve tjera shtetërore ku tregtohet ky produkt Produkti ‘’Virshlle’’ i brendit Ëudy fillimisht është tërhequr nga shitja dhe ka qenë në proces të verifikimit dhe ndarjes sipas lotëve dhe datës se skadencës”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, është grumbulluar ne depon e importuesit nën mbikëqyrje të plotë të inspektoratit veterinarë të AUV-së.
“Pas ndarjes se produkteve, ato të të cilat janë të sigurta u lejohet rikthimi ne treg. Pjesa tjetër e cila është e dyshimtë në kontaminim sipas lajmërimit zyrtar do të mbes e bllokuar për qarkullim deri në vendimin tjetër të inspektoratit (për rikthim në vendin e origjinës ose asgjësim)”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button