"Diego" jashtë serialit “Kur ti të jesh e imja"

“Diego” jashtë serialit “Kur ti të jesh e imja”

Nuk do ta keni harruar burrin me flokë të gjata i cili na shoqëronte çdo mëngjes në RTV21, teksa shfaqej seriali “Kur ti të jesh e imja”, ai  tashmë ka mbushur 46 vjet. Është fjala për protagonsitin kryesor të kësaj telenovele “Diegon”, i cili emrin e vërtetë e ka Sergio Basañez. Përveç roleve kryesore në telenovelat më të popullarizuara latine , Basañez, para se të bëhej aktor ishte avokat, shkruan rtv21.tv

Rolin e parë të madh e mori në vtin 1992 në “Sueños de Amor”, ndërsa u vlerësua shumë për aktrimin në “Mentira, La”, në vitin 1998. Ai ishte pjesë e shumë kasteve të serialeve e edhe tek serliai i famshëm “Kur ti të jesh e imja”, ku luante përkrah aktores së njohur meksikane Silvia Navaro./21Media