Profesori amerikan: Osmani dinjitoze dhe tërësisht e përgatitur përballë Vuçiqit

Hulumtuesi i lartë i Institutit Johns Hopkins në SHBA, Edward Joseph, ka komentuar fjalimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit KS të OKB-së.

Hopkins ka thënë se Osmani është treguar dinjitoze dhe e përgatitur përballë homologut të saj serb, Aleksandar Vuçiq, në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Befasia më e madhe nga përballja e sotme e KS të OKB-së mes Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq: A është tejkaluar Vuçiqi bombastik nga Osmani dinjitoze dhe tërësisht e përgatitur? Jo, kjo ishte e pritshme”, ka shkruar ai në platformën X.

Back to top button