Profesori i tij i kërkon Abdixhikut t’i bëjë detyrat e shtëpisë mirë

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot është takuar me profesorin e mentorin e tij të ekonomisë, Iraj Hashi.
“Disa vizita janë më të veçanta. Disa njerëz janë shumë më të veçantë. I tillë është profesor Iraj Hashi, profesori e mentori im i ekonomisë në Angli, me të cilin u ritakuam në Prishtinë” ka shkrua Abdixhiku në “Facebook”, duke treguar për kontributin e profesorit të tij.
Abdixhiku ka treguar se bashkë me profesorin e tij kanë kujtuar shumë momente. Kreu i LDK-së ka thënë profesori Iraj Hashi “kërkonte që detyrat e shtëpisë të bëheshin mirë”.
“Sot kujtuam shumë momente, kolegë e bashkëpunëtorë. Dy dekada më pas, ndonëse shumë më në moshë, ai s’ndalet së punuari e kërkuari. Dhe, sikurse një profesor i përjetshëm që sillet me studentin e tij, kërkonte që detyrat e shtëpisë të bëheshin mirë”, ka shkruar ai.
Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në Kosovë, ai është dekoruar nga Mbretëresha Elizabet me urdhërin MBE, ‘Member of the Most Excellent Order of the British Empire’; ndërkaq në 7 vjetorin e pavarësisë së Kosovës është dekoruar nga Presidentja Jahjaga me Medaljen Presidenciale të Meritave./21Media

Back to top button