Duke qenë më e rëndësishme se kurrë që Viti i Ri të pritet me hare – Radiotelevizioni 21 ka bërë përpjekjet maksimale që nata e ndërrimit të moteve dhe netët e para të vitit 2021 të jetë më të gëzueshmet për secilin shikues. Fundja, është tradita e Radiotelevizionit 21 që të ofrojë program festiv të gjatë në ditët festive të Vitit të Ri.

Festa ka filluar me Programin Festiv të Mëngjesit “Për ditë të mbarë”, në orën shtatë të mëngjesit të fundit të vitit të vjetër, një festë që vitit të pandemisë i erdhi fundi. Magazina televizive “BonBon”, pokështu me karakter festiv, bën bashkë personalitete nga fusha të ndryshme – për ta përmbyllur një vit me urimet më të mira për të riun që vjen.

Festa e mbrëmjes së pritjes së Vitit të Ri fillon me programin festiv muzikor për fëmijë, që në orën 20:00. Program për fëmijët, Radiotelevizioni 21, ka planifikuar gjatë të gjitha ditëve të para të vitit 2021, që transmetohen në termine të ndryshme.

Ndërkaq, Programi Qëndror Festiv, që është pagëzuar “Fajron-T”, starton në orën 22:00, për të përçuar te shikuesit e Radiotelevizionit 21 energjinë e mirë dhe festive, përmes një programi të përzgjedhur me kujdes. Këngë të veçanta festive por edhe të tilla që prekin e përshkruajnë realitetin shoqëror – të gjitha të kënduara LIVE nga një grup këngëtarësh të mbledhuar nga pothuaj të gjitha trevat kombëtare. Ky program i vecantë gërshetohet me batutat e krijuara kujdesshëm që përmbledhin e rrëfejnë se si shkoi viti pandemik – me distancë fizike, e pa u mbledhur me njerëzit e dashur.Programi Qëndror Festiv, “Fajron-T” – synon që sikur mban emrin të përshkruajë përmbylljen e një viti të vështirë, e duke ndjellur mirësitë për vitin që vjen, vitin e shpresës.

Orët e para të vitit të ri, do të kalohen me muzikë pokështu, me programin e vecantë “Iliri e Gili me miq”, më tutje muzikë qytetare të përgatitur nën kujdesin e Naim Krasniqit.

Një tjetër veçanti i programit festiv në RTV21 janë programet gjysmëorëshe me muzikë zhanresh të ndryshme nga artistë e këngëtarë të ndryshëm. Këto programe muzikore janë shpërndarë në të gjitha ditët e kremtes së Vitit të Ri, nga mëngjesi deri në darkë, duke shëtitur në zhanret si folklorike, popullore, qytetare por edhe parodi, veçanti mund të konsiderohen përmbledhjet muzikore edhe nga qytetet e banuara me shqiptarë jashtë Kosovës.

Koncept krejt të veçantë do të keni mundësi të ndiqni më 1 janar në RTV21. “Gëzuar me Bleronën” është një program, të cilin ju nuk duhet ta humbisni. Emra të dëshmuar të estradës sonë, artistë të dashur për audiencën në përgjithësi të bërë bashkë për të thënë GËZUAR.

Pak para përmbylljes së ditës së parë të vitit 2021, vjen për herë të parë një program që ka pasuruar skemën e Radiotelevizionit 21. Emisioni muzikor “Qejfe qejfe kjo dynja”, që është ideuar për të vënë në piedestal veprën artistike të personaliteteve më të shquara të artit muzikor shqiptar. Emisioni i parë i kushtohet plotësisht veprimtarisë së këngëtarit të ndjerë, Ismet Peja.

Përmbledhja vjetore për sportin në Kosovë gjatë 2020-tës, vjen në RTV21 më një janar. Të njëjtën ditë transmetohet përmbledhja e ngjarjeve kryesore që e karakterizuan skenën shoqërore e politike në Republikën e Kosovës. Ndërkaq ngjarjet kryesore që zunë vend në lajmet nga bota, të përmbledhura në një emision të vecantë i gjeni më dy janar.

Varfëria, si pjesë e realitetit kosovar, sakaq edhe ndihmat për të varfërit zënë vend në këtë maratonë të programit të Vitit të Ri në RTV21. Emisioni “Edhe unë jam Kosovë” bën një rezyme, të shtunën në orën 13:30. Përderisa zhvillimet kryesore në kulturën kosovare, duke përfshirë arritjet, sukseset, premtimet e dështimet, shfaqen më një janar nga ora 15;45.

Kinematografia vendore dhe ndërkombëtare, me filmat më të shikuar hullivudianë dhe vecantitë e filmografisë kosovare, në emisioni “35 milimetra”, të shtunën RTV21. Ndërkaq, filmdashësit, sikur përherë në kremtimet për Vitin e Ri, në RTV21 do të kenë mundësinë të shikojnë filma të shumtë në Maratonën e filmave.

Nata e dytë e vitit të ri 2021, në Radiotelevizionin 21 kalohet me programin festiv “Odeon” për të vazhduar me emisionin nga shtëpia e diasporës “Fol Shqip Show” pokështu argëtues e kremtues për vitin e shpresës, vitin 2021.

Edhe data tre, e janarit të vitit 2021 është përplot festë. Për më shumë se pesë orë program festiv, “Dicka po zihet” vjen në një format të jashtëzakonshëm, me përplot muzikë por edhe humor. Program i Xherit për të shënuar një nisje të mbarë të vitit të shpresës.

Ndërkaq, mbrëmja e së dielës pasurohet me “Mama’s Party”, emisioni i vecantë argëtuar në stilin e vecantë të Big Mamës.

Gjithçka në një vend, në Radiotelevizionin 21, në pritje të vitit të ri, në kremten më të madhe të botës. Kremtoni të gjithë ditët e festës së vitit të ri 2021 me programet e jashtëzakonshme të RTV21!

Përjetoni atmosferë kremteje, befasi të bukura, kënaqësi dhe argëtim të pashoq me televizionin që ju shoqëron gjatë të gjithë vitit.

Radiotelevizioni 21 dhe “21 Media”, ju urojnë

Gëzuar vitin e ri 2021!