Liga italiane do të rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 12.

Ndër sfidat më interesante janë Juventus-Atalanta, Inter-Napoli dhe Genoa-Milan.

“Zonja e Vjetër” pret në stadiumin e saj skuadrën e Atalantas, ku në rast fitoreje do t’i afrohen kreut të tabelës, respektivisht do të lëviznin në vendin e dytë. Pas 11 xhirosh, Juventus gjendet në pozitën e katërt, me gjashtë fitore dhe pesë barazime, duke arkëtuar gjithsej 23 pikë.

Në anën tjetër, skuadra e Atalantas pozicionohet e nënta në tabelë, ku kanë regjistruar pesë fitore, dy barazime dhe tre humbje, duke mbledhur kështu gjithsej 17 pikë brenda 10 xhirove.

Programi i plotë i ndeshjeve në Serie A:

18:30 Juventus ( pozita në tabelë 4) – Atalanta (9) (Stadiumi Allianz)

20:45 Fiorentina (17) – Sassuolo (5) (Stadiumi Artemio Franchi)

20:45 Genoa (19) – AC Milan (1) (Stadiumi Luigi Ferraris)

20:45 Inter (2) – Napoli (3) (Stadiumi Giuseppe Meazza)

20:45 Parma (15) – Cagliari (11) (Stadiumi Ennio Tardini)

20:45 Spezia (16) – Bologna (12) (Stadiumi Alberto Picco)

20:45 Verona (7) – Sampdoria (14) (Stadiumi Marcantonio Bentegodi).