Dumoshi: Lokacioni për TOB-in është caktuar që në vitin 2004

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, bën të ditur se janë në fazën e përzgjedhjes së projektit për Teatrin e Operas dhe Baletit, I cili, sipas saj, do të ndërtohet në lokacionin e  përcaktuar në vitin 2004. Ndërsa lidhur me ndërtimin e sallës koncertale në kryeqytet, Dumoshi thotë se kjo varet nga diskutimet me Komunën e Prishtinës./21Media