Anyla Berisha është një arkitekte kosovare e diplomuar në Universitetin UBT në Prishtinë, dhe po vazhdon studime shtesë në Vienë

Anyla Berisha është një arkitekte kosovare e diplomuar në Universitetin UBT në Prishtinë, dhe po vazhdon studime shtesë në Vienë

Instalacioni i saj i parë i quajtur “Haptic Space” në bashkëpunim me muzicientin Visar Kuçi është një pjesë e rregullt e Muzeut Etnologjik të Kosovës.

Projekti i saj i tanishëm, platforma audio-rrëfyese po shfaqet në kryeqytetin austriak Viena. Ky instalacion i ri mundëson dëgjimin e tingujve të ëmbël të muzikës së krijuar nga muzicientët shqiptarë por edhe të jashtëm, gjatë platformës udhërrëfyese, shkruan rtv21.tv.

Audio-rrëfyesi tenton të jetë një përvojë shtesë për të gjithë, pasi është një gjuhë universale.

Kompozimet e muzikave janë bërë nga:

Lia Stephanie – Pianiste

Tomor Kuçi – Kitarist / inxhinier i zërit

Liburn Jupolli – Pianist / Kompozitor

Visar Kuçi – Instumentist / Kompozitor

Anda Kryeziu – Pianist / Kompozitor

John Rupsch – Bassist

Nga e premtja deri të dielën mund të vizitohet projekti i tyre në qendrën e arteve CREAU në Vienë, hyrja është falas./21Media