Kuvendi i Kosovës sot do të shqyrtojë në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021. Seanca është paraparë të fillojë në ora 14:00.
Projektligji për Buxhetin kaloi dje në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës me 64 vota pro.

Ndërsa nga Qeveria e Kosovës buxheti 2021 u miratua miratoi m 30 tetor. Ky buxhet planifikon i të hyra sipas parashikimeve fiskale 1 miliardë e 885.9 milionë euro ose 97.4 milionë euro më shumë se sa vitin e kaluar. Shpenzimet buxhetore për 2021 parashikohet të jenë 2 miliardë e 412.6 milionë euro apo 207.6 milionë më të vogla se sa vitin paraprak./21Media