Prokuroria Themelore në Gjilan ka konfirmuar se vrasja e katërfishtë në fshatin Pozheran të Gjilanit ka ndodhur brenda një familje.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.”, thuhet në njoftim e prokurorisë.

Po ashtu bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ndërsa sa i përket motiveve të vrasjes prokuroria ka njoftuar se ende nuk dihen./21Media