Prokurorët amerikanë në kërkim të provave për krimet në Ukrainë

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland ka thënë se prokurorët amerikanë janë duke kërkuar prova të krimeve të mundshme të luftës nga forcat ruse në Ukrainë.

Në një konferencë për media të enjten, ai tha se SHBA kishte qenë “në kontakt me Prokurorin e Përgjithshëm të Ukrainës”, së bashku me aleatët e tjerë ndërkombëtarë që ndihmonin në përpjekje.

“Ne po ndihmojmë në mbledhjen e provave dhe ruajtjen e provave në lidhje me krimet e mundshme të luftës,” tha Garland./21Media

Back to top button