Procesi zgjedhor në Podujevë dhe Mitrovicën e veriut është nën “llupën” e Prokurorit të Shtetit. Megjithatë, deri më tani sipas tyre nuk ka parregullësi.

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se deri në orën 11:00 gjendja është stabile.

“Deri në këto momente në të gjitha vendvotimet për kryetar komune për në Podujevë dhe Mitrovica e Veriut, gjendja është stabile dhe nuk është paraqitur asnjë parregullësi”, ka thënë Lutfiu për potalin rtv21.tv.

Ndërkohë, as në PZAP, ende nuk është raportuar ndonjë parregullës. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv kryesuesi I sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku./21Media