Prokuroria e Kukësit përfundon hetimet për Fjolla Morinën.

Këngëtarja akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Për dy shoqëruesit e saj Fisnik Sylaj dhe Fitim Muji pushohet akuza.

Dosja i është dorëzuar gjykatësit paraprak dhe pritet data e gjyqit.

Këngëtarjar 34 vjeçare u arrestua më 19 tetor në pikën e kalimit Kufitar në Kukës, ku iu sekuestrua një armë zjari me 23 fishekë.

Këngëtarja Morina u ndalua me një makinë audi për kontroll nga ku u gjet një armë zjarri pistoletë në çantën e dorës si dhe 23 fishekë.

34-vjeçaria akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve”./oranews