Prokuroria del me njoftim për dyshimet rreth vrasjes së një personi në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dalë me njoftim lidhur me dyshimet se atje është vrarë një person.

Sipas prokurorisë, në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se gjatë ditës së sotme, më datë 7 nëntor 2024, në rrugën ‘’Mërgimtarët e Gjilanit’’, në Gjilan, rreth orës 14h, një person është gjetur pa shenja jete.”

Prokuroria thotë se viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

“Nga hetimet e para dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.”

“Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjilan, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, në mënyrë që të identifikohen personat e dyshuar. Për të gjitha veprimet e tjera do të jeni të njoftuar me kohë!”, thuhet në njoftim./21Media

Dyshohet se një person është vrarë në Gjilan

 

Back to top button