Gjykatësi ka kërkuar një datë nga prokuroria për përfundimin e hetimeve dhe dorëzimin e dosjes paraprake.

Prokurorja ka thënë se është shumë e rëndësishme që të mbahet lidhje midis afateve të përcaktuara për secilin fazë.

Ajo ka thënë se materialet t’i dorëzojnë në javën e dytë të shtatorit 2021 dhe arsyeja për ndryshimin në afatin kohor është për shkak të afateve të reja për rikategorizimin e provave.

Ndërsa, avokati i Hashim Thaçit, David Hooper u shpreh i habitur lidhur me atë që tha prokurorja duke thënë se çfarë nevoje ka për të bërë hetime në këtë fazë.

Ai theksoi se jemi më 24 mars ku 22 vjet më parë NATO bëri bombardimet për ta ndaluar agresionin serb ndaj Kosovës dhe ja ku jemi sot me një aktakuzë. “Çfarë nevoje që Prokuroria të bëjë hetime të mëtejshme”, u shpreh ai./21Media