Prokuroria e Pejës ngrit aktakuzë për vrasje

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.S., për veprën penale “Vrasje”.
“I pandehuri K.S., akuzohet se me datë 20 janar të këtij viti, në ora 14:54, në qytetin e Pejës, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me viktimën E.M., ditën kritike, duke përdorur mjetin e prehet ka goditur disa herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë e plagëve të marra, përkundër trajtimeve mjekësore nga Spitali Rajonal i Pejës, viktima nuk ju mbijeton plagëve dhe gjen vdekjen po atë ditë rreth orës 16:05”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale, e cila i vihet në barrë dhe i njëjti të marrë dënimin e paraparë sipas Kodit Penal të Kosovës./21Media

Back to top button