Prokuroria: Gazmend Halilaj nuk është arrestuar, është ftuar për intervistim
Prokuroria thotë se Halilaj është intervistuar lidhur me rastin e dhunimit në Drenas
Avokati Gazmend Halilaj sot përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është arrestuar, por më vonë ka lajmëruar se është liruar.
Lidhur me këtë Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar se Halilaj nuk ka qenë i arrestuar, por është ftuar për intervisitim.
“Për hir të informimit të drejtë e të saktë, ju njoftojmë se avokati, Gazmend Halilaj, ka qenë i ftuar për intervistim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, dhe nuk është arrestuar, siç kanë shkruar sot disa media.
Intervistimi i avokatit Halilaj, është në vazhdën e veprimeve hetimore, për shkak të rastit që jeni tashmë të gjithë në dijeni.
Po ashtu, Prokuroria e Prishtinës, ju njofton se për këtë çështje vendosim ne duke u bazuar në prova dhe fakte konform dispozitave ligjore, si dhe, në asnjë mënyrë nuk biem në ndikim të askujt, për asnjë rast e as për rastin në fjalë.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Gazmend Halilaj është avokati i cili ka njoftuar publikun për një keqpërdorim seksuale që iu është bërë një të miture nga një profesor dhe një polic në Drenas./21Media