Prokuroria kërkon burg për 28-vjeçarin që vrau shokun e tij

 

Prokuroria e Tiranës kërkon masën “arrest me burg” për Marjus Demën, autorin e vrasjes së 27-vjeçarit, Mehmet Qema.

Ndaj 28-vjeçarit është ngritur akuza e “vrasjes me dashje” dhe “armëmbajtjes pa leje”, ndërsa arma e krimit është dërguar për ekspertizë në laboratorin e kriminalistikës për të parë nëse është përdorur ose jo në ngjarje të mëparshme kriminale.

Hetimet po kryhen edhe për katër shokët e viktimës dhe autorit pasi ka dyshime se kanë manipuluar provat në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, sa i takon laboratorit të kriptomonedhave, mësohet se të ndaluarit kanë mohuar të kenë pasur dijeni./vizionplus

Back to top button