Prokuroria kërkon paraburgim për infermieret

Prokuroria Themelore në Pejë kërkoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për tri të dyshuarat në rastin e sulmit ndaj të moshuarës në qendrën e përkujdesjes “Orenda” në Pejë.
Kështu ka bërë për ditur njëri nga prokurorët e rastit, Dorjan Juniku, i cili tha se para pak qastesh ka filluar procedura penale kundër tri të pandehurave.
“Tani mund t’iu konfirmoj edhe zyrtarisht që Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të përgjithshme në Pejë para pak qastesh ka filluar procedurën penale kundër tre të dysharave apo të pandehurave në atë mënyrë që ka nxjerr aktvendimin për fillimin hetimeve për veprën penale që u vihet në barrë. Po ashtu, në Gjykatën Themelore te gjyqtari i procedurës paraprake kemi parashtruar dhe ekspduar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit”, tha ai.
Juniku tregoi se njëra nga të arrestuarat ngarkohet me veprën penale “Sulm”, ndërsa të tjera për bashkëkryerje të veprës penale.
“Tre të pandehurat ngarkohen për veprën penale të sulmit nga neni 184 paragrafi tre i Kodit Penal dhe veprën bashkëkryerje e veprës penale”, tha ai.
Sipas Junikut, Prokuroria ka prova të mjaftueshme për ta mbështetur dyshimin.
“Ne konsiderojmë që deri në këtë fazë kemi prova të mjaftueshme për të mbështetur fillimisht dyshimin e arsyeshëm, ashtu që pas përfundimit të hetimit do ta kemi edhe dyshim mirë të bazuar që mund të vëmë në zbatim funksionin e ndjekjes, respektivisht në ngjrisim aktakuzën”, tha ai.
Prokurori Juniku po ashtu tregoi se kanë autorizuar Policinë e Kosovës për intervsitimin e personelit mjekësor të qendës “Orenda”, dhe të moshuarve që vazhdojnë të qëndrojnë aty.
“Ne kemi autorizuar policinë që të fillojnë me intervistimin edhe të personelit të asaj shtëpie por edhe me pjesën e mbetur të banorëve, kemi të bëjmë me një rast qe ka kërkuar veprime të shpejta dhe pritet qe gjithsesi të përfundoj edhe deklarimi apo intervistimi i tyre”, theksoi ai./KP

Back to top button