Prokuroria kërkon paraburgim për personin që tentoi ta vriste në gjumë gruan

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë sot ka bërë të ditur se në Gjykatën kompetente ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit A.K., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale ”Vrasje në tentativë”.

”Rasti ka ndodhur më 12 maj të këtij viti, ku i pandehuri A.K në fshatin Rogovë të komunës së Gjakovës, pikërisht në dhomën e fjetjes, kishte tentuar ta privojë nga jeta bashkëshorten e tij, të dëmtuarën, F.K.,  përderisa e njëjta ishte duke fjetur, e godet me kaçavidë disa herë në kokë e pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, është bërë e ditur në komunikatë.

I pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 12 maj 2021./21Media

Back to top button