Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të nisë në verën e vitit 2021.

Mirëpo, këtë propozim David Hooper, avokati i ish-presidentit, Hashim Thaçi e ka quajtur absurd. Ai potencoi se Prokuroria ka pasur kohë 5 vjet për hetime.

Mbrojtësit e Hashim Thaçit e të Kadri Veselit, David Hooper dhe Ben Emmerson, kanë thënë se gjykimi të nisë më 2022. Ata deklaruan se do të duhej së paku 18 muaj kohë për hetim./21Media