Prokuroria e Speciale në seancën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, bëri të ditur se deri më tani i ka dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale potencialisht shfajësuese.

“Në lidhje me procesin e nxjerrjes së materialeve deri tani prokuroria i ka dorëzuar 1309 materiale potencialisht shfajësuese, dhe kemi bërë nxjerrjen e materialeve mbështetëse, në gjuhën shqipe dhe angleze. Kemi nxjerrë edhe deklarata nga të akuzuarit. Materialet në bazë të rregullës 102/1, prokuroria ka nxjerrë 1764 dokumente, duke marrë parasysh dokumente që kanë probleme teknike. Po kryejmë kontrolle të hollësishme për t’i hequr të gjitha vështirësitë teknike”, ka thënë prokurorja në konferencën e dytë statusore për çështjen e Hashim Thaçit dhe të tjerëve./21Media