Prokuroria Speciale në Hagë nuk ka dhënë ndonjë datë për përfundimin e hetimeve ndaj Hashim Thaçit, Kadrit Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Lidhur me pyetjen nëse ka datë për përfundimin e hetimeve dua të theksojë se këto përcaktohen nga procedurat e provave, përdorimi i deklaratave. Kjo siguron që përgatitja e shpejtë të mos ndërpritet, kjo përputhet edhe me përvojën e tribunaleve që hetimet të vazhdojnë. Kjo ka interes pse duhet hetimet të vazhdojnë duke u nisur nga shtimi i dëshmitarëve që deri tash kanë pasur frikë për dorëzimin e materialeve që kanë qenë të fshehura”, ka thënë Prokurori./21Media