Prokuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj serbit të arrestuar për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndaj D.M.. I njëjti u arrestua më 21 qershor në Graçanicë, si i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998-1999).

Lajmin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv , Liridona Kozmaqi nga PSRK.

Ndryshe, Policia e Kosovës (PK) të mërkurën njoftoi se D.M., dyshohet se në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë, në cilësi të gardianëve të burgut në Prishtinë dhe Lipjan, në mënyrë sistematike kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psiqike, keqtrajtime e maltretime çnjerëzore.

Të mërkurën , Policia e Kosovës (PK) njoftoi ka arrestuar D.M., dyshohet se në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë, në cilësi të gardianëve të burgut në Prishtinë dhe Lipjan, në mënyrë sistematike kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psiqike, keqtrajtime e maltretime çnjerëzore./21Media

Back to top button