Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë kundër 4 personave, shkak droga

Prokuroria Speciale në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë kundër katër personave, për shkak se ata sipas Prokurorisë në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton se, sot, më 28.06.2022, pas një pune hetimore disamujore, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: S.K, N. A, P.C dhe B.C, për shkak se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope”, ka njoftuar Prokuroria Speciale./21Media

Back to top button