Prokuroria sqaron se pse nuk përfundoi rasti ndaj Arbër Sejdiut për veprën penale të vitit 2013

Arbër Sejdiu, të cilit sot i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji lidhur me rastin e vrasjes së 18 vjeçare se në Ferizaj, në vitin 2013 ka qenë i akuzuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, së bashku me dy të pandehur të tjerë, me inicialet M.S, dhe A.A.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka informuar se më 12 korrik 2013 pranë kësaj gjykate, kishte parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për tre të pandehurit.
Gjyqtari i Procedurës Paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Sahit Krasniqi, më 12 korrik 2013 kishte mbajtur seancën dëgjimore dhe kishte nxjerrur aktvendimin, me të cilin të pandehurve iu kishte caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji.
Ndërsa, më 30 korrik, Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte sjellur në gjykatë aktvendimin për zgjerim të hetimeve në këtë çështje penale edhe kundër të pandehurit G.P., për shkak të veprës penale “Vrasje në tentativë”.
“Prokurori i shtetit me parashtresën e datës 31 korrik 2013 i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake që ndaj të pandehurve M.S., A.S., dhe A.A. masën e paraburgimit ta zëvendësoj me masën e arrestit shtëpiak dhe gjyqtari i procedurës paraprake po më 31 korrik 2013 duke vepruar sipas kërkesës së prokurorit, ka nxjerrë aktvendimin PPRKR.nr.43/13 me të cilin të pandehurve të lartpërmendur masa e paraburgimit u është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej dy (2) muajve,  gjithashtu të njëjtëve konform nenit 183 paragrafi 9 të KPPK-së u janë konfiskuar përkohësisht pasaportat Suedeze e të cilat i janë bashkëngjitur shkresave të lëndës dhe pas kalimit të afatit prej dy (2) muajve më nuk ka pas kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak nga ana e prokurorisë.”, ka informuar Prokuroria.
Pastaj, sipas Prokurorisë, dy vjet më vonë, në 2015-ën, Arbër Sejdiut dhe M.S, lidhur me këtë rast, iu kishte ngritur aktakuzë për veprës penale “Në bashkëkryerje mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuarve të armëve”.
“Pas ngritjes së aktakuzës lënda me numër PKR.ner.35/15 i është ndarë në punë gjyqtarit të Krimeve të Rënda Musa Konxheli. Lënda në fjalë i është ndar në punë gjyqtarit Musa Konxheli, ndërsa i njëjti më 2 shkurt 2016 ka caktuar seancën për shqyrtim fillestar, mirëpo nga fletkthesat është konstatuar se i pandehuri A.S. dhe G.P janë të panjohur si në adresat e dërguara. Gjykata më 12.01.2017 ka kërkuar verifikim të adresës përmes policisë për të pandehurit Policia e Kosovës-Stacioni Policor në Ferizaj më  06.02.2017 ka njoftuar gjykatën me dresën e A.S. por që sipas këtij njoftimi i njejti me familje gjendet në Suedi.”, ka informuar Prokuroria.
Ndërsa, më 1 korrik 2019, gjyqtari Musa Konxheli kishte kaluar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special dhe lëndët, me të cilat kishte qenë i ngarkuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj i ishin shpërndarë gjyqtarëve të Departamentit për Krime të Rënda, ku lënda konkrete i ishte ndarë gjyqtarit Sahit Krasniqi. Ky i fundit kishte caktuar seancë gjyqësore për datën 12.02.2020, mirëpo, pas shikimit të shkresave të lëndës kishte kuptuar se në këtë çështje penale kishte vepruar si gjyqtar i procedurës paraprakedhe më 07.02.2020 i ka parashtruar kërkesë Kryetarit të kësaj gjykate përjashtimin nga kjo çështje penale.
Me aktvendim të datë 17.06.2020 çështja penale nga gjyqtari Bashkim Hyseni i ishte ndarë në punë gjyqtares Hysnije Gashi.
Me daljen në pension të gjyqtares Hysnije Gashi me datë 16.12.2020, U.D. Kryetari i Gjykatës Sahit Krasniqi me vendim me këtë çështje penale ka ri-caktuar gjyqtarin Mustaf Tahiri.
“Gjyqtari Mustaf Tahiri më 01.06.2021 ka caktuar shqyrtimin gjyqësore fillestar në këtë çështje penale, dhe me datë 21.05.2021 kryetari i trupit gjykues i ka njoftuar palët në procedurë dhe atë Prokurorin e shtetit dhe mbrojtësit e të pandehurve se seanca e caktuar për këtë çështje penale për datën 01.06.2021 me fillim në ora 13:00 është shtyrë për të nesërmen pra me datën 02.06.2021 me fillim në ora 13:00 me arsyetimin se kryetari i trupit gjykues ka qenë i angazhuar me një çështje penale të natyrës urgjente (vrasje) me numër të lëndës PKR.nr.152/20.”, është bërë e ditur në komunikatë.
Siç ka njoftuar Prorokuroria, kryetari i trupit gjykues, Mustaf Tahiri me datën 02.06.2021 përmes procesverbalit të shqyrtimit fillestar, i cili ka filluar në ora 13:35 ka konstatuar se prezentë në këtë seancë ka qenë mbrojtësi i të akuzuarit A.S. av.Hajrush Nuhiu, i cili e ka njoftuar kryetarin e trupit gjykues se nuk ka pas kontakte me të mbrojturin e tij pasi i njëjti ishte duke jetuar jashtë vendi, përkatësisht në Suedi. Mirëpo, ai kishte theksuar se do të përpiqej që të binte në kontakt me Arbër Sjediun, në mënyrë që i njëjti të paraqitej në gjykatë për të vazhduar me shqyrtimin gjyqësor.
Gjithashtu, sipas komunikatës, nuk janë paraqitur të pandehurit M.S. dhe G.P, ndërsa nuk ka qenë prezentë as prokurori i shtetit i cili ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt. Për këtë arsye gjykata në mungesë të kushteve ligjore seancën e ka shtyrë në afat të pa caktuar dhe e ka obliguar mbrojtësin Hajrush Nuhiu që të kontaktojë me të mbrojturin e tij në mënyrë që i njëjti të paraqitet në këtë gjykatë për të vazhduar me shqyrtimin gjyqësor.
Ndërsa, siç është njoftuar përmes komunikatës, kryetari i trupit gjykues, Mustaf Tahiri duke pas parasysh se të pandehurit M.S dhe A.S. përmes shkresave të lëndës ishte parë  se gjendeshin jashtë shtetit, përkatësisht në Suedi dhe pasi që të njëjtit kishin të autorizuar avokatët e tyre me autorizim e që autorizimet e tyre gjenden në shkresat e lëndës, kishte konstatuar se dy të pandehurit do të ftoheshin përmes mbrojtësve të tyre  dhe seancën e kishte caktuar për datën 23.09.2021 me fillim në ora 10:00.
“Ndërsa të pandehurit G.P i është dorëzuar ftesa për shqyrtim gjyqësor, e po ashtu ftesa i është dorëzuar edhe Prokurorisë Themelore në Ferizaj si dhe mbrojtësve të të pandehurve M.S dhe A.S., av.Avni Ibrahimi dhe Hajrush Nuhiu.”, ka informuar Prokuroria.
Prokuroria ka informuar se ndaj të pandehurit A.S. në Gjykatën Themelore në Ferizaj, përveç rastit si më lartë, nuk ka të evidentuar asnjë rast tjetër./21Media

Back to top button