Poezi nga: Ezra Pound
Përktheu: Faslli Haliti

Jehonë engjëjsh që këndojnë “u ngazëllove”
nga shumë heshtje lind heshtja
kështu, drita e yjeve thuret në litarë
me të cilën fuqitë e paqes harmonizohen ëmbël.
gëzohu, o tokë, Zoti yt
ka zgjedhur vendin e tij të shenjtë të pushimit.
ja, shenja me krahë
fluturon mbi atë krizalidën e shenjtë.

Shpirti i padukshëm i yjeve u përgjigjet atyre:

përkuluni në këngën tuaj, fuqi përdëllyese.
përkuluni mbi harqet tuaja të fildishtë e të artë !
ajo që ju njihni vetëm vagëllimthi është bërë
në rrugë të shkurtra e të ndritshme, blu:
përkuluni në lëvdatën tuaj;
sepse nëse mendimi juaj i hollë
nuk sheh veçse pjesërisht burimin e mistereve
edhe në këngët tuaja, jeni urdhëruar që t’i këndoni:
“Lavdi! Lavdi qiejve të lartë
paqe menjëherë në tokë”.

Engjëjt që vazhdojnë me këngën e tyre:

barinj dhe mbretër, me qengja dhe temjan
shkoni e shlyejeni injorancën e njerëzimit:
me mirrën tuaj të kuqe bëjeni shije të ëmbël.
ja biri i Perëndisë bëhet lëmoshëdhënësi i Perëndisë
jepni këtë pako gjë
para se ai t’ju japë gjithçka.