Në përvjetorin e katër të shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut, profesori nga Kosova, Anton Nikë Berisha, promovoi librin “E desha tjetrin me dashurinë e Hyjit” kushtuar Nënës Terezë.

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku edhe u promovua libri, Skender Asani tha se kujtimin për 11 Shtatorin po e shënojmë duke e promovuar këtë doracak, që në vetvete e ka edhe simbolikën e mesazhit të Nënës Terezë se kjo botë nuk është e uritur vetëm për bukë, por edhe për dashuri.

Në fjalën e tij autori tha se doracaku përmban tekstet të cilat i ka shkruar vetë Nëna terezë dhe se në të janë shfrytëzuar librat më të rendësishme të shkruara për Terezën në gjuhën italiane. Në konferencën për media u fol për veprimtarinë humaniste dhe rreth karakterit të Gonxhe Bojaxhiut.

Prandaj ne nuk jemi as patetik, as nuk e teprojmë, kur themi se letërnjoftimi ynë si shqiptarë dhe shkupjan është pikërisht emri i Shën Terezës. E duke qenë sot në përvjetorin e katër të shenjtërimit të saj dhe duke kujtuar 11 shtatorin, dëshirojmë që të përçojmë mesazhin, se kjo botë ka nevojë për dashuri dhe zemrën e Nënë Terezës, që tani është sublimuar në këtë doracak të përgatitur nga profesor Anton Nikë Berisha”, deklaroi Asani.

Këtë pjesën tjetër mund tahiqni dhe ta hidhni në shportë, por këto dy letra kanë vlerë të pazëvendësueshme. Janë shumëfish më të rëndësishme se gjitha ajo që është thënë këtu. Letrat janë të shkruara nga Nënë Tereza në gjuhën angleze. Njëra është shkruar në 1948 drejtuar Vatikanit, e tjetra është shkruar më vonë, në 1990 drejtuar popullit shqiptar”, deklaroi Berisha./TV21