Shkrimtari Ndriçim Ademaj boton romanin ‘Pa heronj, pa bujë”

Shkrimtari Ndriçim Ademaj boton romanin ‘Pa heronj, pa bujë”

Romani “Pa heronj, pa bujë’, i autorit Ndriçim Ademaj, do të promovohet ditën e enjte më 8 qershor në ambientet e kafe-librarisë Dit` e Nat` në Prishtinë.
Ky roman është një një histori që përshkon dy kohë, dy vende, dy përjetime të ndryshme në dukje të huaja për njëra-tjetrën. Heroi ynë lëkundet mes një dashurie të pavetëdijshme për Sarën dhe kujtimeve gjysmë të trishta – gjysmë gazmore të fëmijërisë së tij në Kosovë. Mes dy anëve të medaljes, ai ndihet i përhumbur rrugëvve të Zvicrës në kërkim të një identiteti, që nuk mund të hiqet e të vishet si një gunë e errët dimri, por që të qëndron pranë, në anë, në brinjë, si një kone e vogël e ledhatuese, e me raste, shndërrohet në një bishë të pakontrollueshme.

E atëherë, mbetet vetëm t’i kthesh gjoksin bishës, ta dëgjosh të hungërijë e të të tregojë dhëmbët, të ndiesh erën e tërbimit të saj e të vëresh dëshpërimin që i flakëron në sy./21Media