Rregulluan shtegun e biçikletave, por harruan të bëjnë edhe trotuar për këmbësorë.

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev bashkë me kryetarin e qytetit të Shkupit, Petre Shilegov mbajtën konferencë për media për të promovuar rregullimin e kësaj pjese të shtegut të biçikletave.

E kur e pyetem kryetarin e Karposhit se ku do të kalojnë këmbësorët ai u përgjigj: “Ka trotuar në anën tjetër mund ta shihni për gjithë gjatësinë, mund ta shihni, tha Bogoev.

Por në anën tjetër të rrugës, ka gjelbërim dhe makina të parkuara në trotuare. Madje trotuari është i dëmtuar.

E kryetari i Qytetit të Shkupit, i vjen mirë deri tani kanë ndërtuar mbi 100 km shtigje për biçikleta.

“Shkupi është i mirë për çiklistët unë vetëm me lëshimin e këtij shtegu, më vjen mirë të kumtoj që Qyteti i Shkupit e tejkaloi 100 kilometërshin me shtigje të çiklistëve me projektin “Shkupi Velograd”, deklaroi Shilegov.

Megjithatë shumë shtigje të biçikletave nuk janë funksionale për shkak se në to parkohen veturat, me çka pamundësohet lëvizja e çiklistëve./21Media