Bashkëpronarët shqiptarë të restorantit “Bella Italian” në Plano të Teksasit, Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca, nuk mund të duronin të shihnin komunitetin e tyre duke vuajtur dhe vendosën të gatuanin vakte të nxehta për më shumë se 500 njerëz.

Isufaj tha të shtunën se klientët besnikë e mbajtën në këmbë restorantin gjatë pandemisë dhe ai donte t’ua kthente favorin.

“Ne kemi filluar të lidhemi më tepër me komunitetin tonë kur goditi COVID-i. Ata vërtetë na kanë përkrahur për në një nivel tjetër”, ka thënë Isufaj për “Fox & Friends Weekend”.

Kur i ftohti rekord goditi Planon, duke lënë pjesën më të madhe të vendit pa energji elektrike, Isufaj dhe Shurreca dëshironin të përkujdeseshin që banorët të kenë së paku ushqim të nxehtë.

Ata nuk kishin energji elektrike në shtëpi, kështu që shkuan në restorant për të gatuar për vete dhe vendosën të bënin të njëjtën gjë “për gjithë tjerët”, thotë Isufaj.

Shurreca ka përgëzuar përkrahjen e jashtëzakonshme dhe donacionet nga shteti për komunitetet në Teksas që janë goditur nga stuhia e borës./21Media