Pronari i Shtëpisë së Pleqve: Rrahja e së moshuarës na la pa fjalë

Lajm i përditësuar

Rrahja e një të moshuare në qendrën për të moshuar “Orenda” në Pejë ka tronditur sot qytetarët.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, fillimisht nga aktorja Kaltrinë Zeneli, mund të shihen disa infermiere, duke keqtrajtuar një të moshuar femër për të cilin rast thuhet se ka ndodhur para dy-tre ditësh.
Anton Rasaj, pronar i Qendrës për të moshuar “Orenda” në Pejë shprehur i shqetësuar dhe kërkon falje për pamjet e rënda të rastit që ka ndodhur në këtë qendër.
Ai thotë se kanë vendosur të investojnë në vendlindje që të kenë mundësi më shumë qytetarë për vende pune, por që sipas tij ky rast tashmë i ka lënë të befasuar duke pasur parasysh se bëhet fjalë për kujdesin që duhet treguar ndaj prindërve të familjarëve.
“Sot si aksionari me i madh ne shoqërinë “Orenda” në Pejë, kam rastisur të jem këtu me familje vendosem t’i investojmë në vendlindje. Kemi punësuar personel dhe jemi kujdesur që të krijojmë vende pune për bashkatdhetarët tanë dhe të kujdesemi që të ketë maksimalisht sjellje profesionale nga personeli në qendrën tonë, por ja që situata në fjalë na ka lënë pa fjalë dhe plot mllef. Na janë besuar prindër të familjarëve, për çka ngjarja sot a ka lënduar shumë sa nuk gjejmë fjalë të shprehim këtë indinjatë”, tha Rasaj.
Më tej, Rasaj ka kërkuar nga organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre duke iu dhënë dënimin e merituar.
“Ju njoftoj se pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar nga ato do t’i ndjekim përgjegjësitë në procedura tjera ligjore, po ashtu. I ftoj organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre me efikasitet dhe që të njëjtat të marrin dënimin e merituar. I sigurojmë familjet dhe gjithë ju se do të ndërmarrim çdo veprim të nevojshëm. Ju premtoj se do të bëj gjithçka që është në mundësinë tonë”, shtoi Rasaj.
Mjeku i kësaj qendre, Islam Husaj tha se nuk ka ndodhur asnjëherë që të ketë rast të tillë në këtë qendër. Sipas Husaj tha se infermierja A.P ka paralajmëruar më herët se do ta braktisë punën.
“Unë jam mjek në “Orenda”. Qe një vit e gjysmë dhe deri më tash nuk kemi pasur raste të tilla, nuk kemi njohuri për raste të tilla dhe shërbimet që janë ofruar këtu kanë qenë të mira. Na ka ndodhur ky rast nga një infermiere e cila ka paralajmëruar se do të dalë nga puna”, tha Husaj.
Ai ka thënë se për rastin kanë kuptuar nga video e qarkulluar në rrjete sociale.
Ndryshe, bordi i Qendrës për përkujdesjen e të moshuarve “Orenda” në Pejë ka marrë vendim për suspendimin nga puna të infermiereve A.P, A.R, R.K, G.N., të cilat morën pjesë në rrahjen e të moshuarës, ndërkohë që deri më tash policia ka arrestuar tre prej tyre.
Reagon shtëpia e pleqve ku u sulmua e moshuara në Pejë
Qendra “Orenda” në Pejë, ku është sulmuar fizikisht një e moshuar, ka deklaruar se lidhur me rastin, i sigurojnë familjet që do të ndërmarin çdo veprim të nevojshëm.
Anton Rasaj, si aksionari më i madh në “Orenda” ka potencuar se e ka larguar menjëherë personelin në fjalë.
Ai i ka ftuar organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre me efikasitet dhe që infermieret e lidhura me rastin të marrin dënimin e merituar!
“Kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar nga ato do ti ndejkim përgjegjesit në procedura tjera ligjore po ashtu. I sigurojmë familjet dhe gjithë Ju se do të ndërmarim çdo veprim të nevojshëm! E përsëris, më vjen shumë keq, e di që ky njoftim nuk ju heq dhimbjen secilit nga Ju, posaqerisht familjes së zonjës së rrespektuar, por Ju premtoj se do tē bëj gjithcka që është në mundësinë tonë!”, është shkruar në njoftim.
“Orenda” publikon vendimin, katër infermieret janë suspenduar të martën
Qendra e të moshuarve në Pejë, “Orenda” ka marrë vendim që t’i suspendojë katër infermieret e përfshira në rastin e sulmit ndaj një të moshuare.
A.P. është suspenduar për sulmin e bërë, derisa A.R., R.K. dhe G.N. janë suspenduar nga puna me arsyetimin se nuk e kanë paraqitur rastin tek përgjegjësi.
Në dokumentin e publikuar nga qendra, figuron që vendimi është marrë të martën, më 1 nëntor.

Reagon qendra e të moshuarve ku u sulmua e moshuara në Pejë
Qendra “Orenda” në Pejë, ku nga një punonjëse është sulmuar fizikisht një e moshuar, ka informuar se sonte në orën 19:00 do të mbajë konferencë për media.
Nga qendra nuk kanë dhënë detaje të tjera, por kanë njoftuar se në konferencë do të flasin lidhur me ngjarjen.
“Ju njoftojm se sonte në ora 19:00 në Rezidencen Orenda-Pejë do mbahet konferenc për media ku do të njoftojm na afer me ngjarjen qe na tronditi të gjithëve.”, është shkruar në njoftimin e qendrës.

Lidhur me rastin, dy gra janë arrestuar dhe janë duke e u intervistuar lidhur me videon e publikuar sot në rrjetet sociale, ku shihet një grua e moshuar duke u rrahur nga një infermiere në shtëpinë e të moshuarve ” ORENDA” në Pejë.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Pejë ka informuar se është shqiptuar masa e arrestit prej 48 orëve kundër dy të dyshuarave për sulm ndaj të moshuarës./21Media

Back to top button